Interi duket se është fiksuar me Romën dhe ka qëllim që ta “zhvasë” deri në fund të merkatos. Pas Xhekos dhe Kolarovit, me të cilët bisedimet janë në faza të avancuara, zikaltrit duan të blejnë Florencin.

Siç raporton “La Republica”, Konte e pëlqen lojtarin dhe beson shumë tek ai, pasi sheh tek italiani një lojtar polivalent në fushën e lojës.

Në Europianin e 2016-ës, Florenci ka bërë një turne shumë të mirë, ku është dalluar në fushë nën urdhërat e Kontes. Duket se trajneri puljez, po e merr vet situatën në dorë dhe e ka kontaktuar personalisht Florencin, që t’i bashkohet tek Interi në sezonin që vjen.

Do të jetë e vështirë, pasi lojtari ka një lidhje të fortë me skuadrën e Romës dhe presidenti nuk do të linte një “emblemë” tjetër të klubit të largohej.