Sherif Kallaku dhe Emiljano Vila kanë përfituar nga koha e mrekullueshme e ditës së sotme dhe kanë dalë të stërviten të në stadiumin “Niko Dovana”.

Edhe pse situata është kaotike për shkak të koronavirusit, dy mesfushorët e Teutës vijojnë përgatitjet për të mos humbur formën që kanë shfaqur gjatë këtij edicioni.

Në një prej portave janë vendosur dy kosha basketbolli dhe lojtarët provojnë me gjuajtjet nga distanca. Nuk mungoi saktësia e mesfushorëve të Teutës.