Në gjurmët e Marash Kumbullës është vendosur edhe klubi i Lionit në Francë.

Mbrojtësi i Veronës mund të luajë në një klub më të madh në Itali, por për të kanë shfaqur interes edhe skuadra të Bundesligës dhe Anglisë.

Sipas gazetarit të “L’Equipe”, Bilel Ghazi, emri i Kumbullës vazhdon të qarkullojë në klubin e Olasë dhe po ndiqet nga afër situata e tij sa u përket ofertave që i kanë ardhur nga skuadra të tjera, me Napolin, Lacion dhe Interin që prej kohësh janë në garë për futbollistin shqiptar.

Ndërsa në Angli për shërbimet e qendërmbrojtësit 20-vjeçar interesohet edhe një gjigant si Arsenali. Vlera e kartonit të tij sipas “Transfermarkt” është 22.5 milionë euro.