Ish-presidenti i UEFA-s foli me superlativa për yllin e Juventusit Paulo Dibala.

Teksa argjentinasi i barazon sot numrin e ndeshjeve me fanelën bardhezi të ish-kampionit francez, Platini e krahasoi Dibalën me ish-sulmuesin e famshëm italo-argjentinas Omar Sivorin, ndërsa shtoi se Dibala i ka driblimet “maradoneske”, të njëjtat me ato të ikonës së futbollit Diego Armando Maradona.

“Kur e shikoj si luan më pëlqen shumë, sepse bën gjëra të bukura. Vrapon, driblon. Unë jam Platini, Dibala është si Sivori. Ai mund të luajë kudo në fushë, vrapn shumë, por përsëri mbetet një sulmues. Ai shënon shumë gola. Unë kam qenë mesfushor që shënoja shumë, më shumë sesa ai. Nëse ai qëndron, është diçka e mirë për Juventusin. Ai është maradonesk në lojë”, deklaroi ish-fituesi i 4 “Topave të Artë” me Juventusin.