Ditën e djeshme është bërë zyrtare, ndërrimi i numrit në fanellën e Piontek. Polaku nga numri 19 që kishte, tani do të marrë fanellën me numrin 9.

Pikërisht fanella më numrin 9, vitet e fundit për të thënë të vërtetën, nuk ka sjellë shumë fat. Pas largimit të Pipo Inzaghi, të gjithë të tjerët që kanë marrë atë numër kanë dështuar. Gjithsej e kanë mbajtur 8 lojtarë, të cilët kanë zhgënjyer me kuqezinjtë.

Si fillim e mori Pato, i cili në 7 ndeshje shënoi vetëm dy gola, një sezon më vonë e mori Matri, ku edhe ky ishte zhgënjim total, i cili në 18 ndeshje shënoi vetëm 1 gol. Edhe Torres, pas 10 ndeshjesh me numrin 9 shënoi 1 gol, për të vazhduar me Destro, me 15 ndeshje dhe 3 gola, dhe pas tij Luiz Adriano i cili në 36 ndeshje shënoi 6 gola.

Diçka më mirë ishte Lapadula që në 29 ndeshje me kuqezinjtë shënoi 8 gola, për të vazhduar më pas me Andre Silvan, i cili në 40 ndeshje shënoi 10 gola. Dhe për ta mbyllur me Higuain i cili në 22 ndeshje shënoi 8 gola, për t'u zëvendësuar më pas nga Piontek. Polaku 24-vjeçar tani përveç mbrojtsave, duhet të sfidojë edhe mallkimin e fanellës.