Renato Arapi duket se i ka dhënë fund dilemave, duke zbuluar kështu të ardhmen.

Ish-mbrojtësi i Afjet Afjonasporit, ka postuar së fundmi një foto nga Spitali Rajonal i Durrësit ku është duke kryer vizitat mjekësore.

32-vjeçari pritet të prezantohet te skuadra durrsake në orët në vijim. Kujtojmë që për Arapin u interesua dhe skuadra e Partizanit, por në fund mbrojtësi zgjodhi të rikthehej në qytetin e tij.