Sëmundja e rëndë e mposhti, shuhet rekordmeni dhe kampioni i botës

11/07/2020 - 20:43

Shuhet një kampion bote. Jack Charlton, ish-lojtari i Leeds dhe Anglisë, i cili luante si mbrojtës, ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare.

Një vit më parë ai zbuloi se kishte një sëmundje të rëndë, ndërkohë që po luftonte edhe me sëmundjen e dementias, që prek shpesh sportistët për shkak të goditjeve në kokë.Si lojtar veshi vetëm fanellën e Leeds dhe vendosi një shifër rekord ndeshjesh, 773, deri kur u tërhoq nga futbolli i luajtur në vitin 1973.

Në vitin 1966 ishte pjesë e Anglisë, që u shpall kampione bote.Charlton punoi më pas edhe si trajner, duke pasur sukses me klube si Sheffield Wednesday, Middlesbrough dhe Newcastle.  

Ai drejtoi edhe kombëtaren e Irlandës, që e çoi për herë të parë në finalet e EURO 1988. Familja e tij ka lëshuar edhe një komunikatë për humbjen e Jack.

“Ai vdiq paqësisht në shtëpi, me familjen në krah. Si një mik i mirë, ai ishte një bashkëshort i adhurueshëm, një baba, gjysh dhe stërgjysh po aq i adhurueshëm. Nuk mund ta shprehim dot me fjalë se sa krenarë jemi për jetën e tij të jashtëzakonshme dhe për kënaqësitë u dhuroi shumë njerëzve nga vende të ndryshme.Ai ishte një njeri i sinqertë, i sjellshëm, i qeshur dhe që kishte kohë gjithmonë për njerëzit. Humbja e tij do të lërë një vrimë të madhe në jetën tonë, por ne i jemi mirënjohës për një jetë plot me kujtime të lumtura”.

Mesazhet për Jack kanë qenë të shumtë, mes të tjerash edhe nga liga, që shkruan se “Jack do të jetë përgjithmonë i paharrueshëm”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Brazili është një nga vendet, ku Covid-19 ka përhapjen më të madhe.

Zlatan Ibrahimovic do të vijojë karrierën e tij te Milani, të paktën edhe për sezonin e ardhshëm.

Çmimi i lartë i kartonit të mbrojtësit serb të Fiorentinës Nikola Milenkovic, ka bërë që Interi të ndërrojë objektiv për mbrojtjen dhe të

Është hedhur sot në Nyon të Zvicrës edhe shorti për turin e parë eliminator të UEFA Europa leagues, ku kompeticion në të cilin Shqipëria

Albano Aleksi ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm në mesfushën e Teutës gjatë sezonit të fundit.

Teuta mbylli një sezon të suksesshëm me fitimin e Kupës dhe kualifikimin në Kupat e Europës.

Fituesit e Kupës së Shqipërisë Teuta do të përballen në raundin e parë të Ligës së Europës me ekipin izraelit të Beitar Jeruzalem.

Brad Binder është bërë afrikanojugori i parë që merr fitoren e parë  në MOTOGP, në çmimin e madh të Republikës së Çekisë.

Tirana u shortua me Dinamon e Tbilisit në eliminatorët e Ligës së Kampionëve.