Ai ka hyrë më kohë në Librin “Guinness”, si lojtari që ka veshur më shumë fanella në karrierën e tij. Tani vetëm 42 vjeç, uruguaiani kërkon të thyejë një tjetër rekord.

Të shumtë ishin ata që mendonin se Sebastaian Abreu do t’i jepte fund karrierës së tij si futbollist, duke parë moshën e madhe. Ai i ka surprizuar të gjithë teksa po përgatitet për një aventurë të re me skuadrën e Kategorisë së Parë uruguaiane, Boston Rivers. Kjo do të jetë fanella e 29-të që lojtari do të veshë në karrierën e tij si futbollist.

“El Loco”, siç thirret nga të gjithë, mund të jetë lojtari që ka koleksionin më të madh të fanellave në dhomën e tij. Ai ka luajtur në shtete si: Uruguai, Argjentinë, Spanjë, Brazil, Meksikë, Izrael, Greqi, Ekuador, Paraguai, El Salvador dhe Kili.