Zlatan Ibrahimoviç është një nga emrat më të diskutuar kohët e fundit, për shkak se ka vendosur të largohet nga Los Anxheles Galaksi dhe është në kërkim të një ekipi të ri për të vazhduar karrierën e tij.

Madje ditën e djeshme ka pasur një takim mes drejtuesve të Milanit dhe agjentit të lojtarit Mino Raiola.

Pikërisht në këtë takim u fol për një kalim të mundshëm të suedezit te kuqezinjtë, aty ku u largua në vitin 2012. Sipas asaj që shkruan sot “La Gazzetta dello Sport”, futbollisti ka pasur një bisedë telefonike me Zvonimir Boban, ku i ka dhënë edhe një premtim këtij të fundit.

Thuhet se 38-vjeçari i ka premtuar drejtuesit kuqezi se ai do të vendosë brena dy javësh për të ardhmen e tij, dhe më pas do t’i kthejë një përgjigje, për sa i përket kalimit te “Djalli”.