Teuta zyrtarizoi ndërprerjen e bashkëpunimit me portierin goleador, Shpëtim Moçka, i cili pasi la pas një sezon si protagonist, u largua nga “Niko Dovana”.

Durrsakët njoftuan edhe zëvendësuesin e tij ,që do të jetë ish portieri i kombëtares shqiptare, Isli Hidi. 38-vjeçari ka qenë në zyrat e klubit bregdetar, ku ka firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit me klubin e Teutës, për të paktën sezonin e ardhshëm

.Ja njoftimi i “djemve të detit”, që sot zhvendosen në Ohër të Maqedonisë për të vijuar përgatitoren e verës, me këtë rast:

“Ka firmosur portieri Isli Hidi për Teutën. Hidi ka qenë i pranishëm në zyrat e klubit për të nënshkruar marrëveshjen që e bën pjesë të Teutës në sezonin e ri. Isli Hidi është një përforcim me shumë vlera për Teutën, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur për disa ekipe të rëndësishme në Qipro, si Olimpiakos Nikosia, Nea Salamina, AEL Limasol dhe Apollon Limasol”.

Hidi është një emër shumë i madh i futbollit, që do t’u sjellë shumë eksperiencë durrsakëve të Shkëmbit, pasi ka një karrierë të lavdishme në klube si Olimpiakos Nikosia, Nea Salamina, AEL Limasol dhe Apollon Limasol, por edhe në Shqipëri me Tiranën, Dinamon dhe Bylisin.