Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në ndeshjen e javës së 30-të që zhvillohet ditën e sotme në Bundesliga, mes Volfsburgut dhe Aintrahtit të Frankfurtit. 

Prej javësh tashmë, tifozët janë kundër ndeshjeve që luhen ditën e hënë, dhe protestën e tyre për këtë fakt e kanë bërë tifozët e Frankfurtit, teksa luajnë në transfertë.

Që në sekondat e para të ndeshjes, ato hodhën vezë pashkësh në fushën e blertë, duke e ndërprerë atë për disa sekonda. “Ndeshjet e së hënës shkojnë tek vezët”, shkruhej në një banderolë ironike të tifozëve.