Zyrtare, Rooney lojtar-trajner te Derby County nga janari i 2020-ës

07/08/2019 - 13:57

Tashmë është zyrtare. Wayne Rooney do të jetë lojtari më i ri i Derby County duke filluar nga janari i vitit 2020. Ish-sulmuesi i kombëtares angleze arriti akordin me drejtuesit e Derby-t dhe duke filluar nga muaji i parë i vitit të ardhshëm nuk do të jetë vetëm sulmuesi i klubit të Championship por edhe pjesë e stafit teknik të trajnerit holandez Philip Cocu.

Dëshira e Rooney është që pasi të përfundojë karrierën si futbollist të bëhet trajner dhe Derby i ka dhënë një mundësi të shkëlqyer për të ushtruar në një farë mënyre edhe profesionin e trajnerit pa varur ende këpucët në gozhdë.

Një mundësi e shkëlqyer kjo për Rooney që do të fitojë eksperiencë nga bashkëpunimi me Philip Cocu dhe do të jetë gati për të qenë trajner i parë një skuadre në momentin që do t’i thotë stop futbollit të luajtur. Rooney ka firmosur për 1 vit e gjysmë me Derby dhe nga kjo marrëveshje do të përfitojë 100 mijë paund në javë dhe rreth 8 milionë paund për 18 muaj.

33-vjeçari i cili te Derby do të mbajë veshur fanellën me numër 32 u shfaq shumë i lumtur për këtë eksperiencë të re duke falenderuar presidentin Mel Morris për mundësinë që i dha ndërkohë që u shpreh shumë i lumtur që do të jetë pjesë e stafit të trajnerit Philip Cocu.

Pas firmës Rooney do të rikthehet te DC United dhe do të tentojë deri në fund të këtij viti të fitojë një trofe në MLS me skuadrën nga Washingtoni.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Cristiano Ronaldo vijon t’i mungojë fushave të futbollit për shkak se vijon të jetë i infektuar me COVID-19.

Pasi njoftoi tërheqjen nga futbolli i luajtur, Daniele De Rossi ka vendosur t’i futet rrugës së trajningut dhe po vijon të studiojë e të

Aventura e Blerim Xhemajlit në Kinë përfundon pa nisur, ose më sakëtsisht pas 8 muajsh të çuar dëm.

Pas vendimit drastik për mbylljen e stadiumeve, për shkak të pandemisë, tifozët holandezë, kishin gjetur një mënyrë tjetër komode për t’i

Futbollisti i Teutës, Fabian Beqja u detyrua t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale pasi pësoi një dëmtim.

Me Zhoze Murinjon nuk ka rrugë të mesme, ose e dashuron, ose e urren. Kjo vlen edhe për lojtarët që kanë punuar me të.

Teuta meriton notën 10 në këtë merkato në bazë të përforcimeve që ka bërë ekipi blu.

Teuta është gati, e vetmja gjë që pret tashmë është nisja e kampionatit.

Suksesi në transfertë përballë Dinamo Kiev i jep Juves më shumë qetësi përpara sfidës kundër Barcelonës në “Allianz Stadium”.

Mes shumë temave, për të cilat Gerard Piqué foli në intervistën e tij të gjerë me “La Vanguardia”, ishte edhe ajo që ndodhi me Leo Messin