Policia e Korçës ka bërë me dije se gjatë ndeshjes së ditës së djeshme midis Skënderbut dhe Partizanit dy persona kanë kryer akte të dhunshme dhe si pasojë janë ndaluar.Për V.K 54-vjeç është vendosur masa e arrestit me burg ndërsa 17-vjeçari I.J është proceduar në gjendje të lirë. Kryen veprime të dhunshme gjatë ndeshjes së futbollit Skënderbeu-Partizani, zhvilluar ditën e djeshme në stadiumin “Skënderbeu”, arrestohet në flagrancë 1 shtetas si edhe procedohet penalisht 1 tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:K., 54 vjeç, banues në Korçë, si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit I. J., 17 vjeç, banues në Korçë.Dy shtetasit e mësipërm, gjatë ndeshjes së futbollit Skënderbeu-Partizani, zhvilluar ditën e djeshme, kanë kryer veprime të dhunshme duke thyer stolat e stadiumit “Skënderbeu” në Korçë, si dhe kanë prishur qetësinë publike duke hedhur në fushë lëndë piroteknike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.