Mbrojtësi i Bayern Munich, Jerome Boateng, është dënuar të mos luajë në dy ndeshje, për shkak të kartonit të kuq kundër Eintracht Frankfurt.

Futbollisti gjerman në minutën e nëntë mori kartonin e kuq, e ndërsa klubi humbi me rezultat të thellë (5-1). Humbja i kushtoi Niko Kovac-it shkarkim nga posti i trajnerit.

Në vend të tij spekulohet për ardhjen e trajnerëve të njohur si Jose Mourinho apo Massimiliano Allegri.

Bayerni nesër luan kundër Olympiacos Piraues, në “Allianz Arena”, një ndeshje që nis në orën 19:00.