Në njërën prej tronditjeve më të mëdha në kategorinë e rëndë të boksit, Ruiz Jr e mposhti Anthony Joshuan për tre titujt e botës në kategorinë e rëndë, JBF, WBO dhe WBA, të dielën në mëngjes në Shtetet e Bashkuara.Ruiz, i cili ka 33 fitore, prej të cilave 22 me nokaut, dhe një humbje në karrierën e tij, erdhi në këtë pozitë që ia ndryshoi jetën vetëm për shkak se kundërshtari i vërtetë i Joshuas, Jarrel Miller, u pezullua pasi doli pozitiv në testet e dopingut.Ruiz u bë boksieri i parë me prejardhje meksikane që e fiton titullin e botës në kategorinë e rëndë.

“Për këtë kam ëndërruar unë. Për këtë kam punuar shumë fort. Nuk mund të besoj se sapo i bëra ëndrrat e mia realitet”, tha Ruiz pas meçit. Ndërkohë, kjo ishte humbja e parë në karrierë për boksierin britanik, e cila për pasojë ia humb edhe tre titujt e botës.Pas meçit, Joshua e uroi boksierin amerikan me prejardhje meksikane.“U mposhta nga një luftëtar i mirë. Do të jetë interesant ta shohim se sa larg do të shkojë ai”, tha Joshua.“Ai është kampion tani, por unë do të rikthehem”, theksoi ai. 

Por sa para fituan dy boksierët nga kjo luftë tronditëse?Edhe pse ende nuk është zyrtare se sa kanë fituar dy boksierët, mediat botërore i kanë bërë të ditura shumat që ata i kanë fituar.Joshua e ka fituar shumën më të madhe në karrierë nga ky meç edhe pse e ka humbur. Sipas CNBC, britaniku i ka fituar 25 milionë dollarë.Fituesi tronditës, Ruiz thuhet t’i ketë fituar jo më shumë se 7 milionë dollarë, sipas Guardian.Kjo shumë i ishte ofruar boksierit kuban Luis Ortiz, por ai kishte refuzuar.