Janë shtyrë 5 ndeshje të Serie A, të planifikuara për t’u luajtur këtë fundjavë.

Për shkak të koronavirus ishte vendosur që të gjitha ndeshjet në Serie A të luheshin me dyer të mbyllura, për shkak të frikës se virusi do të shpërndahej. Megjithatë në një vendim të marrë para pak minutash, është vendosur që 5 nga ndeshjet e kësaj fundjave të shtyhen.

Një nga ndeshjet që do të shtyhet, është edhe ajo e derbit të Italisë, Juventus-Inter. Ndeshjet e tjera janë: Milan-Xhenoa, Parma-Spal, Sasuolo-Breshia dhe Udineze-Fiorentina.