Liverpool ka fituar titullin kampion pas 30 vitesh dhe tifozët e “The Reds” normalisht janë shumë të lumtur për diçka të tillë. Meritë në sukseset e klubit anglez ka edhe trajneri Jurgen Klopp, i cili premtoi trofe dhe ndërtoi një prej skuadrave më të fortë në botë.

Tashmë po vjen momenti i trofeut të titullit kampion, por ka një rregull në lidhje me medaljet, që thotë se vetëm lojtarët që luajnë minimumi pesë ndeshje i marrin ato.

Kjo nuk i ka pëlqyer trajnerit gjerman të Liverpool. Klopp ka thënë mendimin e tij haptazi: “Ata e meritojnë një medalje dhe do ta marrin një të tillë. Nëse nuk ua jep Premier League, atëherë do t’ua jap unë”.