Kampionati i këtij viti është shumë i dobët në shifra. Madje, kampionia e Shqipërisë, do të ketë nivelin më të ulët të pikëve. Edhe Teuta kampione me shumë mundësi do të ketë më shumë pikë se skuadra kampione e këtij viti.

Tirana e sezonit të shkuar u shpall kampione me 73 pikë. Në këtë moment që flasim, Tirana dhe Partizani kanë 44 pikë dhe nëse i fitojnë 10 ndeshjet mund të shkojnë në 74 pikë ose nivelin e vjetshëm.

Gjithsesi, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Vjet bardheblutë e kishin mbyllur de fakto kampionatin 10 javë para fundit të sezonit.

Mjafton të tregosh se vendi i parë dhe i dytë i kampionatit të shkuar në javën e 26-të ka një diferencë prej 13 pikësh. Tirana, në këtë moment që flasim, është në vendin e dytë me pikë të barabarta me Partizanin e vendit të parë.