Strasburg, 13 mars 2014 – Deputetja e PD-së, Majlinda Bregu, ka deklaruar në takimin e sotëm në Strasburg në Parlamentin Europian, se opozita i kërkon qeverisë shqiptare t’i qëndrojë standardeve evropiane dhe kritereve të Kopenhagenit.
“Ne do ta mbështesim që të jenë ambiciozë nëse respektojnë standardin. Por nëse qeveria vendos se nuk ka asgjë për të ndryshuar në veprimet e saj, kam frikë se do të humbasë përsëri statusin në qershor. Boshtinaru foli përsëri për gjuhë nacionaliste para zgjedhjeve, – tha Bregu, duke shtuar se,- nese deklaratat e Kryeministrit Rama për ekstremistë dhe islamofobë në BE, ju duken korrekte, atëherë kuptojmë njëlloj dëmin e nacionalizimit që përdoret për të justifikuar dështimin”.
Në këtë takim, deputeti Eduard Halimi ka akuzuar qeverinë se që nga tetori veprimet dhe rruga e saj nuk janë në rrugën e BE-së.
“Rama vetëm akuzon paraardhësit dhe kërkon dënimin e tyre përmes FB. Ndërtoi kryeministrinë pa asnjë trasparencë dhe nën korruosion, gënjen për paketën antimafia. Paketa sulmon kundërshtarët politikë dhe intimidon gjyqësorin dhe prokurorinë. Për paketën të gjithë agjensitë janë kundër. Rama nuk lufton korupsionin, por kap institucionet e pavarura dhe kërkon mbrojtje ndaj korrupsionit”,- ka thënë Halimi.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





