Në 77-vjetorin e lindjes së ish-kryeministrit Sali Berisha, reperi i njohur Stresi i ka bërë një dhuratë të veçantë liderit historik të Partisë Demokratike.

Në një video të publikuar në Instagram, ai shihet duke dalë nga një dyqan lulesh, ku ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, madje dhe të kalimtarëve, ku nuk kanë munguar as fotot.

Në mbishkrimin e kësaj video, Stresi shkruan: Statistikat tregojnë që në muajin Tetor kanë lindur liderët më të mëdhenj të botës, gëzuar ditëlindjen Dr. Profesor Sali Berisha.