Prej disa kohësh, është përfolur se reperi Stresi dhe Keisi i kanë dhënë fund martesës së tyre, por mesa duket nuk është e vërtetë.
Keisi para dy ditësh postoi një video teksa këndon këngën e Stresit, gjë që tregon se ata vazhdojnë të kenë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin.
Por mendimin se ata vazhdojnë të jenë ende të lidhur e ka përforcuar Stresi së fundmi.
Reperi ka postuar një foto në “Instastory” me mamin e Keisit, ku e quan si vjehrra më e mirë.