Në Gjirokastër është gjetur sot një student i pajetë në në konviktin e shkollës ortodokse.
21-vjeçari Simon Sholla u gjet pa shenja jete nga shokët e tij.
Sipas burimeve, pranë trupit të Simon Shollës janë gjetur ilaçe, çka ngre dyshimet për vetëvrasje si pasojë e konsumimit të dozave të tepërta. Ndërkohë priten informacione zyrtare nga policia në vijim.