Ishte nisur drejt Dubait duke i thënë prindërve se kishte fituar një udhëtim drejt vendit arab, pasi doli në vend të dytë në konkursin e bukurisë “Miss Moska”. Po ndërkohë plani i bukuroshes ruse Anna Feschenko, 17 vjeç, ishte një tjetër.

Ajo ishte lidhur me disa site online që u siguronin sheikëve arabë vajza ekskortë. Anna donte të shiste virgjërinë e saj për 10 mijë dollarë tek një sheik.

Por plani i saj, aq mirë i organizuar, u mor vesh nga familja, pasi vajza kishte disa ditë në Dubai. Ajo u nis bashkë me një shoqen e saj, por kjo e fundit sapo kuptoi qëllimin e udhëtimit të 17-vjeçares vendosi të kthehej menjëherë në atdhe.

Ajo u tregoi prindërve të 17 vjeçares gjithçka që dinte mbi planin e vajzës së tyre. Tashmë mësohet se Anna është rikthyer në atdhe dhe i ka treguar një mikeje të saj se gjithçka e bëri për të paguar studimet universitare, por nuk dihet ende më çfarë do të përballet kur të takojë prindërit e saj dhe si do të ndihet nga pesha e opinionit publik në qytetin e saj.