Sipas një studimi të publikuar në revistën “New England Journal of Medicine” që konfirmon gjetjet e Autoritetit të Shëndetit Publik në Angli, dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech ose AstraZeneca janë efektive kundër variantit të koronavirusit Delta.

Studimi i ri thotë se, dy doza të vaksinës Pfizer janë 88% efektive në parandalimin e sëmundjes simptomatike nga varianti Delta i koronavirusit, krahasuar me 93.7% efektivitet kundër variantit Alfa.

Ndërkohë, dy doza të AstraZenecas, janë 67% efektive kundër variantit Delta dhe 74.5% efektive kundër variantit Alfa. Studimi konfirmon gjithashtu se një dozë nuk ofron mbrojtje të madhe në asnjërin rast.