Të dhëna të reja vijnë nga një studiues grek për koronavirusin. Dr. Manolis Kogevina ka bërë të ditur se ajri i ndotur është një faktor i cili rrit ashpërsinë e infeksionit tek një person, i cili është i prekur me Covid-19.

Shkencëtarët kanë ekzaminuar të dhënat e thuajse 10,000 personave në Spanjë duke mbledhur informacione nga rastet e prekura me koronavirus.

Ata zbuluan se personat që jetonin në zona me nivele të larta të ndotjes kishin 50% rrezik ndaj COVID-19.

Më në detaje, studiuesit shikuan të dhënat nga 9,605 pjesëmarrës në Katalonjë dhe gjetën 481 raste të konfirmuara të COVID-19.

Ata gjithashtu morën mostra gjaku nga 4,000 pjesëmarrës për të matur antitrupat që treguan se një person kishte COVID-19 asimptomatike , 18% e të cilëve rezultuan pozitivë.

Më pas ata e kombinuan këtë informacion me të dhënat për nivelet e ndotjes në zonat e banuara të pjesëmarrësve dhe zbuluan se ndotja nuk rrit gjasat e infektimit me koronavirus, por ekspozimi ndaj niveleve të larta të ndotësve rriti ndjeshëm ashpërsinë e infeksionit.