Zbulimi i një studimi të ri tregon se shijet e ushqimeve të konsumuara gjatë shtatzënisë mund të ndikojnë në preferencat ushqimore të fëmijëve edhe vite pas lindjes.
Studiues nga universitetet në Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Holandë kanë testuar efektin e karotës dhe kale-s tek gratë shtatzëna dhe tek fëmijët e tyre.
Në studim, grave shtatzëna iu dhanë kapsula me pluhur karote ose kale, ndërsa reagimet e fetusit u monitoruan me ekografi në javët e 32 dhe 36 të shtatzënisë. Më pas, fëmijët u ndoqën pas lindjes dhe sërish në moshën trevjeçare.
Në testimin më të fundit, fëmijët u ekspozuan ndaj aromave të karotës dhe kale-s, ndërsa studiuesit analizuan shprehjet e fytyrës si reagime pozitive ose negative.
Rezultatet treguan se fëmijët e ekspozuar ndaj karotës para lindjes reagonin më pozitivisht ndaj kësaj aromë edhe në moshën trevjeçare, ndërsa shfaqnin reagim më negativ ndaj kale-s. E njëjta tendencë u vu re edhe tek fëmijët e ekspozuar ndaj kales.
Sipas studiuesve, kjo sugjeron se fetusi mund të formojë kujtime të hershme të shijeve, të cilat ndikojnë në preferencat ushqimore në vitet e para të jetës.
Megjithatë, autorët theksojnë se studimi është i kufizuar në një kampion të vogël dhe nevojiten kërkime të mëtejshme për të konfirmuar këto gjetje.





