Stuhi të forta dhe të vazhdueshme kanë goditur shumicën e zonave të brendshme të rajonit.
Një stuhi e fortë goditi Irpininë, duke shkaktuar një përmbytje të shpejtë në qytetin Monteforte Irpino.
Siç shihet edhe në video, rrjedha e fuqishme tërhoqi baltën dhe mbeturinat në drejtim të rrymës dhe rrugët e qytetit u shndërruan në lumenj dhe morën para disa makina dhe objekte të ndryshme.
Kryebashkiaku Costantino Giordano u bëri thirrje bashkëqytetarëve të tij që të mos dalin nga shtëpia.
“Situata është jashtëzakonisht delikate në të gjithë pjesën e sipërme të Montefortes”– shkruan kryebashkiaku në një postim në “Facebook”.