Sulmuesi i Liverpool, Luis Suarez, veç telasheve që ka patur për racizmin, tashmë është vënë në qendër të vëmendjes së shtypit britanik dhe opinionit publik sërish.

Këtë herë shkas u bë ndeshja e ditës së djeshme mes Liverpool dhe Chelsea-t në Premier League-n angleze.

Gjatë një aksioni të vendasve, Suarez shihet të duelojë me mbrojtësin Ivanovic dhe në një moment e kafshon këtë të fundit në krah.

Ivanovic proteston tek gjyqtari por ky i fundit e lë episodin të kalojë. 

Gjithsesi, ky nuk është rasti i vetëm i tij. Më herët kur luante për skuadrën e Ajax-it në kampionatin holandez, sulmuesi uruguaian pati kafshuar në qafë lojtarin e PSV-së Otman Bakkal.

Gjithsesi, Suarez reagoi dje në twitter pas incidentit duke kërkuar ndjesë për episodin.