Nga Myzejen Konduri
Durrësi për herë të parë finalizoi edicionin e parë të “Dyrrachium International Theater Festival,” duke nisur një rrugëtim artistik në Amfiteatrin e qytetit, një mrekulli e Trashegimisë Historike, Arkeologjike dhe Kulturore, që për disa ditë solli në qytet artistë, regjisorë dhe trupa teatrore nga Shqipëria dhe vende të tjera të rajonit, nën moton “Ku historia bëhet skenë dhe teatri bëhet dialog”.
Këto ditë vjeshte të ngarkuara me emocionet e tematikave të përzgjedhura të Trupave Teatrore dhe interpretimi i aktorëve , duke numëruar më të mirat e tyre edhe në skenografinë e ndertuar jashtë, ishin surprizuese. Po të finalizosh një Festival në mjedis të hapur, është shumë e vështirë…Ndaj do të thoja jo me zë të mbytur, por të fortë se një meritë e madhe i takon, drejtoreshës së institucionit znj. ALKETA TRAGA, që midis lodhjes, mundimit e përgjegjësisë arriti suksesin. Sigurisht në krah pati ndihmën e Bashkisë e kryetares, znj. EMIRIANA SAKO e të gjithe stafin e sektorëve që nuk u kursyen. Dua të përmend dhe kordinatoren e këtij festivali znj.XHULIA BEQIRI, e kudondodhur në koherencë të ecurisë.
Befasuese qe hapja me Tam – Tam i Gongut që u godit nga znj Alketa, nën ritmin e muzikës së interpretuar nga Banda Muzikore e qytetit. Ky Festival solli Teatrin në dialog me Durrësin dhe trashëgiminë e tij, duke krijuar një hapësirë të re takimi mes Artistëve, Kulturave dhe Publikut. Në cdo natë që kishte shfaqje, mbrëmja i mbërthente spektatorët me vështimin në skenë. Tek niste dalja e aktorëve, skena merrte jetë. Loja me monologjet e dialogjet e tyre, sillnin ngjarje të njerëzve të mirë , të urtëve, të ëndërrimtarëve, të penduarve, që mernin e jepnin me spektatorin. Ekranet e vendosura me përkthimet e shfaqjes, ishte shumë efikase. Në ato netë, fresku i mbrëmjes depërtonte në shpirtin e aktorëve që derdhnin në skenë Art , ndërsa te shikuesit, zogu i shpirtit, lumturohej.
Shfaqjet, nga data 15 – 25 Shtator, ishin mbresëlënëse me një harmonizim perfekt të komponentëve të Teatrit.
Mbrëmja Gala, pasqyra e vlerave të Edicionit të parë, arriti kulmin, me një ceremoni të dedikuar Artistëve dhe Veprave që spikatën gjatë festivalit. Orkestra e Harqeve nën drejtimi e dirigjentit të talentuar GRIDI KRAJA, na shetiti në yllësinë e disa melodive e hymneve magjikë.
Grupi i Aktorëve , Raimonda Bulku, Xhelal Tafaj, Mimoza Marjanaku, Romir Zalla, Xhejn Fama Jaho Guma, Eraldo Caushi, Marvin Tafaj , Ervin Doko,me gjuhën e zemrës, interpretuan poezi të përzgjedhura dhe krijuan shumë atmosphere me bukurinë e vargut. Prezantuesi BLEDI SALAJ, saktësoi modestisht dukshëm, cdo pjesë e interpretim të shfaqjes permbyllëse.
Në prani të Artistëve, të Ftuarve dhe Përfaqësuesve të jetës Kulturore, Juria nuk e pati të lehtë për të shpallur Fituesit e këtij edicioni.
Pjesë e Jurisë së nderuar të edicionit të parë ishin:
Bashkim Hoxha – Dramaturg
Nikola Kimovski – Drejtor i Teatrit Kombëtar në Shkup
Rovena Lule – Regjisore
Arian Krasniqi – Dramaturg
Arben Derhemi – Aktor
Një nga momentet prekëse të mbrëmjes ishte dhënia e Çmimit të Karrierës për Gjergj Vlashin, në vlerësim të kontributit të tij të çmuar dhe të jashtëzakonshëm në artin skenik shqiptar .
Më pas vijojnë me çmimet e edicionit të parë të “Dyrrachium International Theater Festival 2026”
Best Performance – “Körler”, Institucioni Nacional Teatri Turk – Shkup
Best Director – Qëndrim Rijani, Institucioni Nacional Teatri Turk – Shkup⁶
Best Ensemble Performance Aëard – Institucioni Nacional Teatri Turk – Shkup, me shfaqjen “Körler”
Best Actor – Alfred Trebicka, për “Si ne të dy”
Best Actress – Luiza Xhuvani, për “Si ne të dy”
Best Scenography – Bekim Korça, për “Pylli”
Best Supporting Actor – Alban Krasniqi, për “Pylli”
Best Supporting Actress – Hajat Toçilla, për “Pylli”
Best Young Actor – Sevar Ivanov, për “The Little Dog Laughed”
Special Aëard – Suzan Akbelge, Institucioni Nacional Teatri Turk – Shkup
Duartrokitjet e të ftuarve, i ngritën peshë zemrat e fituesve që përshëndesnin me pika loti në sy, nga gëzimi e krenaria e pamatë kur mernin Trofeun e Fitores.
Duke u mburrur me këtë arritje të këtij festivali, uroj që organizatorët të vazhdojnë të ecin në këtë gjurmë që la ky festival e ta shtyjnë më lart suksesin!





