Deputeti i PD-së, Dashnor Sula thotë se shtesën e rritur të pagës që përfiton si deputet i Parlamentit të Shqipërisë, do ta dhurojë për Shoqatën e Jetimëve në qytetin e Peqinit.

Dashnor Sula: Kam marrë vendimin si deputet i këtij Parlamenti të Shqipërisë, që shtesa e pagës, të cilën unë përfitoj nga rritja si deputet i Parlamentit të Shqipërisë, deri në fund të mandatit tim, do të shkojë për Shoqatën e Jetimëve në qytetin e Peqinit dhe ky është një premtim dhe ftoj të gjithë mediat dhe të gjithë gazetarët të monitorojnë tërheqjen e pagës nga banka, të cilën unë e marr si deputet dhe dërgimin e parave në Shoqatën e Jetimëve të Peqinit.