Momente dramatike u regjistruan në lagjen Côte-des-Neiges të Montrealit, Kanada, ku tre persona të armatosur hapën zjarr ndaj policisë.

Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, një oficer policie u vra, ndërsa një tjetër polic dhe një civil mbetën të plagosur. Një nga të dyshuarit u qëllua dhe vdiq në vendngjarje.

Policia ka bllokuar një rrugë rezidenciale dhe ka rrethuar zonën, ndërsa u ka bërë thirrje banorëve të qëndrojnë brenda shtëpive dhe të shmangin lëvizjet në sektor. “Po i kërkojmë të gjithëve të shmangin zonën. Situata nuk është nën kontroll,” deklaroi Brabant.

Shërbimet e sigurisë publike kanë lëshuar një alarm emergjent për një person të armatosur dhe të rrezikshëm në zonë, ndërsa qytetarëve u është kërkuar të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi.

Për shkak të operacionit në vazhdim, janë mbyllur disa segmente të autostradës Décarie, pjesë të rrjetit rrugor në qendër të qytetit, si dhe një stacion metroje