Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kundërshtimet ndaj projektit zhvillimor në zonën e Zvërnecit janë të motivuara politikisht dhe nuk lidhen me shqetësime reale për territorin apo ligjshmërinë e investimit.

Duke folur për debatet e fundit, Rama theksoi se e drejta për protestë është e garantuar dhe e mbrojtur në mënyrë të pakushtëzuar në Shqipëri, por sipas tij, kur protestat shoqërohen me “sulm politik dhe nxitje urrejtjeje”, situata merr një karakter tjetër.

Edi Rama: E njeta ndodhi në Rrjoll ku toka ishte private. E drejta për të protestuar nuk mund të vihen në diskutim në asnjë mënyrë në këtë vend, është një e drejtë që e kemi mbrojtur që nga dita e parë edhe me koston që të kemi në disa raste dëmtime serioze të policisë.
Por sulmet politike ndaj projektin që predikojnë urrejtjen ndaj shteteve të tjera apo nga forca të jashtme nuke duamn projektin, kjoë hstë konkurrencë. Kemi hyrë në një territory shumë të ndryshëm nga ajo që kemi qenë.
Hita ka reaguar menjëherë qoftë me heqjen e licencës se rojes private dhe pezulimin e drejtorisë së policisë Vlorë. Zinxhiri komandues u vu ne hetim gjithashtu.