Prokurorët holandezë thanë sot se njeriu që sulmoi me thikë në Roterdam të enjten mbrëma, duke vrarë një person dhe duke plagosur një të dytë, mund të ketë pasur “motive terroriste”.
22-vjeçari, nga Amersfoot, goditi me thikë dhe plagosi një person në një parking nën urën Erasmus.
Më pas ai shkoi në trotuar dhe vrau një burrë tjetër. Kalimtarët dhe policia e ndaluan dhe e arrestuan.
Prokuroria bëri të ditur se ai ndiqet penalisht për vrasje dhe tentativë vrasje me motive terroriste.
Para sulmit, i riu dyshohet se ka bërtitur “Allahu Akbar”, që do të thotë “Zoti është i madh”, në arabisht disa herë.
Megjithatë, prokurorët nuk përjashtuan mundësinë e një motivi tjetër. I dyshuari jetonte në Amersfoot, një qytet rreth 80 kilometra larg Roterdamit.
Dëshmitarët okularë thanë se ai mbante dy thika të mëdha dhe i zgjodhi viktimat e tij rastësisht.
22-vjeçari është dërguar në spital. Sipas transmetuesit publik holandez NOS, dëshmitarët okularë dëshmuan se i dyshuari bërtiti “Allahu Akbar” gjatë sulmit.