Sirianët në Amerikë kanë lavdëruar të premten sulmin me raketa të Shteteve të Bashkuara ndaj bazës ajrore siriane si një “goditje” në favor të të drejtave të njeriut, por shtuan se duhet të jenë të kujdesshëm si për motivin e presidentit Donald Trump, ashtu edhe për atë që çfarë do të vijë më pas.
Shumë prej atyre që ishin irrituar nga përpjekjet e Trumpit për të ndaluar sirianët, së bashku me shtetas të tjerë të kombeve me shumicë myslimane, të hynin në SHBA, mirëpritën atë që ata e shohin si një rol të ri hakmarrës ndaj vdekjes së shumë civilëve të pajafshëm në sulmin e kësaj jave me armë kimike.

Ka gjithsesi edhe nga ata, që hedhin dyshime nëse Shtëpia e Bardhë po shfrytëzon krizën humanitare, si një justifikim për më shumë luftra jashtë territorit të saj.