Dy shqiptarë janë sulmuar fizikisht në Mitrovicën e Veriut. Sipas mediave kosovare ata janë sulmuar derisa po ecnin në sheshin e qytetit.

Policia ka ndërhyrë për të shuar konfliktin, dhe 2 të rinjtë janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Fatmirësisht shqiptarët kanë pësuar lëndime të lehta trupore.