Policia e Kosovës njofton sot se një makinë e policisë së Kosovës është sulmuar gjatë ditës së djeshme në veri.

Mjeti është sulmuar me mjete të forta teksa ishte në lëvizje në Leposaviq dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

“Është raportuar se një veturë e policisë është sulmuar me mjete të forta deri sa ka qenë në lëvizje. Nuk është identifikuar ndonjë person i dyshuar deri më tani. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke hetuar nga njësitet kompetente”, njofton policia e Kosovës.