Sulmuesi i Flamengos, Gabigol, u përjashtua nga futbolli për dy vjet, pasi mashtroi me testet anidoping.

27-vjeçari, i cili ka 18 paraqitje për Brazilin, u pezullua për dy vjet nga futbolli pas vendimit të gjykatës të hënën, sipas Globo.

Barbosa, i njohur si Gabigol, u zbulua se kishte kryer “mashtrim ose tentativë mashtrimi të procesit të kontrollit” të dopingut. Kjo do të thotë se sulmuesi rezultoi se e kishte vështirësuar kryerjen e testeve antidoping, edhe nëse ato rezultuan negative.

Ato përpjekje të qëllimshme për të shmangur testimin u zbuluan në vendimin e së hënës. Globo vë në dukje se Gabigol ishte i vetmi lojtar që vonoi kryerjen e një testi anti-doping më 8 prill 2023.

Kur ai përfundimisht iu nënshtrua testit, u zbulua se ai injoroi procedurat dhe udhëzimet, duke e trajtuar ekipin e përfshirë me mungesë respekti.

Shtatë dëshmitarë dhanë dëshmi në gjyqin e së hënës, si dhe Gabigol, me votën përfundimtare 5:4 kundër yllit të Flamengos.

“Flamengo, duke marrë parasysh rezultatin e gjyqit ndaj sportist Gabriel Barbosa, në kuptimin e aplikimit të një dënimi 2-vjeçar pezullim, deri në prill 2025, nga 5 vota për dënim dhe 4 për pafajësi, del në publik për të thënë se vendimin e sipërpërmendur e ka marrë në befasi dhe se do ta ndihmojë sportistin në paraqitjen e ankimimit në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS), pasi kupton se nuk ka pasur asnjë lloj mashtrimi, madje as tentativë për të justifikuar dënimin e aplikuar”, thuhet në deklaratën e Flamengos.

Gabigol planifikon të apelojë vendimin, por nëse refuzohet, ai do të vuajë kohën e tij larg fushës, me dënimin dyvjeçar që përfundon më 8 prill 2025, periudhë në të cilën është bërë testi.