Lautaro Martinez do të vazhdojë të jetë pjesë e Interit. Sulmuesi argjentinas do të kontribuojë për zikaltërit edhe për sezonin që vjen, me konfirmimin që ka ardhur nga vetë ai në rrjetet sociale.

Në një fotografi të klubit, “El Toro” ka bërë me dije lajmin në koment.“Mungon dhe pak, një tjetër vit së bashku! Forca Inter” – shkruan ai.

Trajneri i Interit, Inzaghi do të ketë në dispozicion dyshen e sulmit që fitoi titullin kampion para 1 viti në Serie A. Kujtojmë që tifozët e ekipit nga Milano mund të shijojnë sërish magjinë e Lukaku-Lautaro, edhe për një edicion tjetër.