Marcus Thuram, djali i Lilian Thuram, tregoi për DAZN një histori kur babai i tij luajti në Barcelonë kundër Lionel Messit, në fillim të karrierës së argjentinasit.
“Një ditë shkova të takoj babanë tim në stërvitje. Unë isha 10 vjeç dhe Messi ishte duke u stërvitur me ekipin, ai ishte 19 ose 20 vjeç. Më pas ishte një moment pas seancës, kur edhe fëmijët mund të futeshin në fushë. Messi ishte lojtari më numrin e këmbës më të afërt me numrin tim. Unë e kisha 38, ai 40 ose 41. Më dha këpucët për të luajtur dhe në fund më tha se mund t’i merrja”, kujton Marcus.
Një ditë më vonë, lojtari tashmë i Interit do të bënte diçka për të cilën do të pendohej gjithë jetën: “Të nesërmen shkova të luaja futboll dhe ia dhashë atletet një mikut tim, sepse nuk e dija kush ishte Messi. Ndjej keqardhje çdo ditë për atë që bëra.”