Kampionati shqiptar ka hyrë në fazën e tij të nxehtë ku ende nuk është përcaktuar asgjë përfundimisht, nga kreu, ku Tirana vazhdon udhëheq me 2 pikë përpara Partizanin 3 javë nga fundi. Skuadra e Kastriotit aktualisht e fundit me 4 pikë me zonën play-out ku ndodhet për momentin Erzeni.

Megjithatë interesi mbetet në garën për titull, Tirana udhëton drejt Laçit nesër për një ndeshje që ka interesa të ndryshme për të dyja skuadrat, por që synimi i të dyjave mbetet fitorja.

Edhe Partizani do të luajë këtë javë përballë një tjetër ekipi me objektiva reale siç është Europa, si Vllaznia.

Zona europiane gjithashtu mbetet e hapur për të paktën 3 skuadra si Vllaznia, Laçi dhe Teuta të cilët i ndajnë 4 pikë.

Fakti që Tirana dhe Egnatia janë në zonën europiane, brenda 3 vendeve të para dhe luajnë finalen e Kupës së Shqipërisë, i jep mundësinë 4 klubeve të para në renditje të shkojnë në kupat e Evropës.