Trajneri Sylvinho vlerësoi paraqitjen e kuqezinjve në miqësoren ndaj Bullgarisë, teksa bëri thirrje për të qëndruar me këmbë në tokë, deri në sigurimin e kualifikimit në Gjermani.

Impresionet pas miqësores – Punohet me kokë dhe nuk ka miqësore. Të gjithë janë të ndërgjegjshëm për këtë dhe ky është shpirti i kësaj skuadre.

Marvin Çuni – Kur flasim për pozicionin e një lojtari, unë them se futbollistët e mëdhenj mund të luajnë në të majtë, në të djathtë, brenda karakterit të tyre. Ai është një futbollist i shpejtë dhe i gjatë, ndaj mund të luajë në krah, pro edhe në qendër. Është shumë i zgjuar dhe interesant.

4 ndeshje në Air Albania, 4 fitore, 9 gola të shënuar dhe 0 të pësuar – Lojtarët kanë kuptuar idenë për t’u organizuar dhe për të garuar fort në fushë. Kemi ndërtuar një skuadër të fortë psikologjikisht, që ka punuar shumë dhe është shpërblyer në fushë. Ky është çelësi i suksesit.

Balliu dhe Mihaj – Jam shumë i kënaqur me të gjithë futbollistët që hynë sot në fushë, pasi bënë shumë mirë të gjithë. Kjo është pikërisht ajo që ndikon në rritjen e skuadrës, paraqitja e të gjithë lojtarëve, jo vetëm atyre që janë titullarë. Duhet të jemi të gjithë titullarë.

Shqiptarët ju cilësojnë si një hero – Ndihemi mirë, pasi është një moment i bukur dhe po e shijojmë. Jemi në një moment të rëndësishëm, por jemi afër dhe akoma nuk ka përfunduar asgjë. Jemi të kënaqur me rezultatet, me paraqitet e lojtarëve dhe me gjithçka që ata kanë dhënë në fushën e lojës. Këtu ka shumë energji dhe shumë gjëra pozitive që më pëlqejnë. Fillimisht këtu hahet shumë mirë, por forcë më shumë na japin impresionet që marrim nga njerëzit që takojmë në rrugë. Jam vërtetë shumë i lumtur.

Muçi – Ai luan një skuadër me një skemë 3-4-2-1. E kam ndjekur në një ndeshje dhe ka shënuar dy gola. Kam folur me të dhe është një gol shumë i mirë. Ne kemi një sistem pak ndryshe dhe duhet të gjejmë një pozicion sa më të mirë për të, por një lojtar shumë i zoti është në gjendje të përshtatet gjithmonë mirë në fushë.