Trajneri Sylvinho, u shfaq entuziast në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Ishujve Faroe, duke deklaruar se po jetojnë një ëndërr.
Kualifikimi – “Dua të falënderoj të gjithë shqiptarët, ajo që po jetojmë është një ëndërr, shumë e bukur. Pastaj si tha Bare, mbari atje, e bukur, jetuam një natë të jashtëzakonshme deri në kthimin në Tiranë. Por në ditën mbrapa janë Ishujt Faroe, në skuadër që ka ardhur këtu të luajë. Objektivi i radhës i yni është të shkojmë si kryesues të grupit, është objektivi i dytë. Duhet të bëjmë një ndeshje të bukur, paraqitje të rëndësishme. Nëse fitojmë, na vendos në pozita të mira. Por vijmë në këtë sfidë në kushte shumë të mira”.
Barazimi në Moldavi – “Ishte një ndeshje fizike atje, por mendërisht shumë e vështirë. Ishte hera e parë që zbritnim në fushë për kualifikim, ishte e vështirë të flije një natë më para, ishte shumë e vështirë. Ankthin e menaxhuam mirë edhe ne, avash-avash, pastaj në 10 minutat e fundit ishte shumë e vështirë. Të relaksohesh asnjëherë, nuk është në fjalorin tim, ne duhet të shkojmë te objektivi i dytë. Janë 22 mijë persona që do të vijnë nesër për të na dhënë mbështetje. Ishte shumë e bukur, kemi fituar të tre ndeshjet në shtëpi. E vetmja humbje e Moldavisë ishte me ne. Pastaj nuk duhet të relaksohemi, kemi stërvitje, të kuptojmë lojtarët dhe hedhim në fushë njerëz të freskët për ndeshjen e nesërme. Tifozët vijnë për festë dhe ne shkojmë të punojmë me seriozitet”.
Ndryshime në formacion – “Është e vështirë. Djemtë vijnë sot praktikisht me një stërvitje fizike, nuk ka kohë stërvitje, është gjithmonë shumë e vështirë ndeshja e dytë, për të gjithë. Por sa i përket ndryshimeve, padyshim do të bëhet diçka për të hedhur në fushë një ekip më të freskët, e kemi bërë edhe 2-3 herët e fundit një gjë të ngjashme”.
Grupi i Euro 2024 – “Duket shumë kohë, por sot e nesër jemi me djemtë e pastaj në mars. Ne jemi gjithmonë në lëvizje e shkojmë e i vizitojmë, kjo është puna e Kombëtares, të komunikosh me lojtarët. Kemi 50 lojtarë që monitorohen, ne kemi nesër një finale tjetër për të siguruar vendin e parë dhe pastaj në mars. Sa i përket të tjerëve që mund të vijnë si Broja, Kumbulla, janë edhe shumë të tjerë që i monitorojmë. Kombëtarja e ka derën e hapur, do të shohim kush është më mirë për ekipin, është punë e vështirë, por e mirë për një trajner. Ku ka lojtarë të mirë që bëjnë futboll të mirë, është e vështirë për trajnerin, por është gjë e mirë që të zgjedhësh më të mirët”.
Shorti i 2 dhjetorit – “Nuk shqetëson për të evituar kundërshtar në short. Duhet të fitojmë jo për të shkuar në vazon e dytë. U kualifikuam një ndeshje para se të mbylleshin ndeshjet në grup dhe padyshim kjo është një gjë fantastike. Kemi shatë ndeshje pa humbje dhe një mbrojtje solide, jemi në katër mbrojtjet më të mira të turneut. Ndaj nuk mendoj shumë për skuadrat që do të na japë shorti. Të dalim të parët në grup është e mrekullueshme. Nuk dihet se çfarë ndodhë në 6 muaj, kemi shumë për të vlerësuar rrugëtim fantastik me këtë grup lojtarësh. Puna e trajnerit të Kombëtares është e vështirë, pasi mund të ketë dëmtime dhe duhet të ndryshojmë, por mendoj se 70% e listës përfundimtare janë pjese e këtij grupit pasi e meritojnë të jenë në Europian se të gjithë kanë bërë paraqitje të shkëlqyer”.
Mesazhi më special – “Urimet me speciale kanë ardhur nga njerëzit, nga publiku shqiptar. Edhe në aeroport ishin shumë, dukej sikur ishim në Tiranë. Në luajmë dhe punojmë për ta”.
Përmirësim – |Gjithmonë. Një skuadër ka gjithmonë për të përmirësuar, ka shumë për të bërë. Në kombëtare shihen pak lojtarët e duhet punuar shumë me video dhe në fushë punohet me pak. Pastaj gjendet një kohë për të përmirësuar diçka edhe në nivelin individual. Por mund të punohet e përmirësohet shumë në këtë moment ta mbyllim mirë, të hyjmë fort në fushë dhe pastaj të mendojmë se si mund të përmirësohemi. Por sigurisht që ka shumë për të përmirësuar”.
Broja – “Unë e kam parë që kishte keqkuptim që thuhej se nuk donte të vinte. E kam parë, e kam parë edhe deklaratën dhe është saktësisht ajo. Duhet të respektojmë këtë lojtar që është shumë i madh. Por që në herën e fundit që erdhi e u kthye se nuk mund të rrinte me ne se u dëmtua, ai praktikisht nuk ka luajtur. Ne kemi bërë grumbullimin dhe ai nuk kishte hyrë në fushë ende. Është lojtar që nga 11 nëntori ka bërë praktikisht 11 muaj pa luajtur një ndeshje 90 minuta, ai ka nevojë dhe e di, që të riaftësohet me qetësi, nuk është e lehtë. Ai është një djalë shumë i mirë, një futbollist shumë, shumë i mirë e për fat të keq vjen nga një dëmtim. Nuk ka asgjë të veçantë këtu. Unë uroj të vazhdojë rrugëtimin e tij te Çelsi me qetësi dhe mirë. E pashë tekstin, një tekst i bukur që ka bërë ai”.
Shtetësi shqiptare si De Biazi – “Unë ndjehem shqiptar. Unë në zemër jam shqiptar. Nuk e di, është e bukur. Ata kanë bërë një rrugëtim shumë të bukur herën e parë, kjo është e dyta. Është një ëndërr për të gjithë, është një nder për mua që të ec përpara si trajner i kësaj kombëtareje. Është shumë e bukur, jam me të vërtetë i lumtur”.