Lidhur me deklaratat e djeshme të shefes së FMN për Shqipërinë, Yan Sun, ka reaguar nënkryetarja e PD dhe deputetja Jorida Tabaku e cila akuzon qeverinë se sipas saj po varfëron qytetarët për të pasuruar klientët.

Tabaku shprehet se dështimi i menaxhimit të të ardhurave për shkak të informalitetit të lartë dhe keqmenaxhimit të taksave, si dhe dështimi i shpenzimeve për shkak të investimeve jo efiçente, ka bërë që shqiptarët të paguajnë më shumë për të blerë më pak, duke filluar nga ushqimet.

Sipas saj, situata me PPP është në kufijtë e çmendurisë, pasi nënvizon se ata zënë 50% të PBB-së për vitin aktual.

Postimi i plotë:

Simptomat e një ekonomie në krizë, sipas FMN

Qeveria po dështon në manaxhimin dhe rritjen e të ardhurave në buxhet edhe si pasojë e informalitetit të lartë dhe keqmanaxhimit të taksave.

Qeveria po dështon tek shpenzimet, investimet janë jo eficente dhe qytetarët e ekonomia nuk fitojnë prej tyre.

Me pak fjalë investimet nuk prodhojnë rritjen e dëshiruar ekonomike, rritjen e punësimit dhe një shëndet më të mirë të ekonomisë.

Situata me PPP është në kufijtë e çmendurisë, ato zënë 50% të PBB-së për vitin aktual duke e kthyer buxhetin e shqiptarëve në portofolin e miqve të qeverisë.

Borxhi Publik pritet të rritet edhe më tej jo vetëm si pasojë e rritjes së PPP-ve por edhe si pasojë e rritjes së normave të interesit.

Më e rënde situata me shqiptarët që do të paguajnë më shumë për të blerë më pak ushqime. 51% e të ardhurave të familjeve tona shkon për ushqim dhe energji elektrike, do na shkojë edhe më shtrenjtë!

Transparenca me kontratat, me vendosjen e politikave fiskale dhe ligjeve kanë ndikuar në krijimin e një klime armiqësore me biznesin dhe taksapaguesit por mbi të gjitha që vendosin në pikëpyetje buxhetin në lidhje me PPP.

Mungesë e plotë transparence se sa nga taksat e qytetarëve janë shpenzuar për shqiptarët gjatë pandemisë dhe sa i kanë shkuar në xhep koncesionarëve.

Mungesë e plotë transparence për fondet e rindërtimit ndërkohë që gjasat janë që keqpërdorimi është disa milionësh.

Ndërkohë që lufta kundër informalitetit ka prodhuar një ekonomi edhe më shumë informale.

Shenjat tregojnë se rritja e çmimeve do t’i bëj edhe më shumë dëm të ardhruave të shqiptarëve që do të bjerren nga pesha e inflacionit dhe rritjes së çmimeve.

Shqipëria e Ramës është ajo e varfëruar, me korrupsion, buxhet të shndërruar në portofolin e koncesionarëve dhe oligarkëve. Kjo nuk është qeveria e qytetarëve por e oligarkëve që abuzojnë në kurrizin dhe nga djersa e qytetarëve.