1 dhjetor 2013 – Saimir Tahiri ka publikuar në rrjetin social, Facebook, masat e para që do të merren për reformimin e Policisë Rrugore dhe disiplinimin e qarkullimit rrugor. Tahiri shkruan se gjobat e policisë nuk do të paguhen më në dorë ose në sportele ku gjallëron korrupsioni. Sipas tij, nga 1 Dhjetori gjobat do të paguhen vetëm në bankë dhe postë. 
Gjithashtu, Saimir Tahiri shkruan më tej se debitorët me gjoba të pashlyer, do dalin jashtë kufijve të Shqipërisë vetëm pas shlyerjes së plotë të gjobave. 

Gjobat e policise nuk do paguhen me ne dore ose ne sportele ku gjalleron korrupsioni. Nga 1 Dhjetori vetem ne banke dhe poste. 
2. Debitoret me gjoba pa shlyer, do dalin jashte kufijve te Shqiperise vetem pas shlyerjes se plote te gjobave. 
Keto jane vetem masat e para per reformimin e Policise Rrugore dhe disiplinimin e qarkullimit rrugor. Me shume ne vijim".