Sot efektivi i ndjerë Ardian Kodra, duhet të kishte shoqëruar në ditën e parë të shkollës djalin e tij, Suardin, por jeta iu pre në mes pak ditë më parë gjatë një operacioni të ndërhyrjes së shpejtë në Lezhë.
Në një ditë të tillë, adoleshentit iu gjetën pranë shokët e babait të ndjerë me në krye ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Ministri ka zhvilluar sot një vizitë surprizë në shkollën ku studion djali i efektivit të vrarë në Shkodër, për t’i uruar nga afër suksese në rrugën e dijes.
Ardian Kodra, efektiv i FNSH-së, u vra më 2 shtator gjatë aksionit për kapjen e një personi të sëmurë mendor.





