Zonja e parë e Turqisë, Emine Erdogan është takuar ditën e sotme me bashkëshorten e kryeministrit të Shqipërisë, Linda Rama.
Përmes një fotoje të publikuar në “X” zonja Erdogan shkruan se diskutuan çështje që do të forcojnë më tej lidhjet historike dhe kulturore të dy vendeve.
Emine Erdogan: Në kuadër të vizitës sonë zyrtare, ne u takuam në Tiranë me bashkëshorten e nderuar të Kryeministrit të Shqipërisë, Linda Rama. Diskutuam çështje që do të forcojnë më tej lidhjet historike dhe kulturore të dy vendeve. Ne kemi një besim të përbashkët se marrëdhëniet mes vendeve tona do të thellohen gradualisht me vizita të ndërsjella.