Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka shpjeguar situatën e krijuar me LDK gjatë vizitës së tij në Kosovës dhe takimin e munguar me kreun e kësaj partie Lumir Abdixhiku.

Ndër të tjera në një intervistë për RTK, Begaj tha se kishte kërkuar t’i takonte krerët e të gjitha partive në ambjentet e kuvendit, por nuk e kishte arritur.

Pjesë nga intervista

Begaj: Erdha në Kosovë si në shtëpinë time, për të folur si vëllau me vëllaun për të identifikuar problemet dhe për të gjetur rrugët e zgjidhjes. Doja t’i mbaja takimet në atë që është tempulli politik, kuvendi. Ftesa ime ka qenë mjaft e sinqertë në kuvendin e Republikës së Kosovës.

RTK: Keni marr përgjigje nga LDK?

Begaj: Sipas përgjigjes së LDk dërguar në stafin tim përmes mesazhit, ishte që presidenti qe i mirëpritur në godinën e LDk dhe të pritesha me nderimet e një presidenti.

Unë erdha në Kosovë me ftesë të presidentes dhe doja që çdo takim të bëhej në nivelin që i takon presidentit.

RTK: A kishte një dakordim me LDK që do vinin në takim?

Begaj: Proceduralisht është marr protokolli. Unë doja që takimet mes partive të bëheshin të unifikuara, nuk i bëra dot, mision i pamundur. I bëra veç e veç.