Ministria e Energjitikës ka dalë me një deklaratë pas takimit të zhvilluar më përfaqësuesit e banorëve të Zharrëzës, ku thotë se u dakordësua mes palëve për vazhdimin e procesit të verifikimit dhe dëmshpërblimit të dëmeve.
MEI bën një rezyme të masave të marra, që nga dhjetori i vitit të kaluar.
“Në datën 26 dhjetor 2016 është urdhëruar ndalimi i injektimit të ujit teknologjik nga Bankers Petrolium në zonën e Zharrëzës, ndalim që vazhdon dhe sot. Nga banorët u kërkua që ndalimi të bëhet përhershëm, çka u pranua dhe institucionet përkatëse do të marrin masat për ndalimin përfundimtar të injektimit të ujit teknologjik në zonë, njësoj siç e përcakton edhe raporti i grupit ndërministror të punës”, thotë ministria.
Paralelisht me këtë është bërë verifikimi paraprak i dëmeve, nga ku rezultojnë 502 shtëpi të dëmtuara, nga të cilat 44 të dëmtuara rëndë dhe 26 prej tyre të pabanueshme.
Një kërkesë e banorëve ka qenë rivlerësimi i dëmeve, që MEI thotë se do të nisë nga java e ardhshme.
“Banorët kërkuan që vlerësimi të mund të rikryhet në ato raste kur ka kontestime. Brenda javës së ardhshme do të ngrihet një grup me ekspertë teknikë për të rivlerësuar rastet e kontestuara nga banorët”, shtohet në deklaratën e shpërndarë nga Ministria e Energjitikës.
Është vendosur gjithashtu që nga Drejtoria e Emergjencave Civile dhe pushteti vendor të strehohen në banesa me qira banorët e 70 shtëpive të dëmtuara më rëndë deri në riparimin e tyre.
“Vazhdon procesi i vlerësimit të shkaqeve nga vijnë lëkundjet. Mbi bazën e të dhënave të regjistruara është përzgjedhur një listë ekspertësh të pavarur ndërkombëtar që do të kryejnë këtë analizim”, thotë MEI.
Takimi me banorët, MEI: Rivlerësim të dëmeve
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta, parashikimi për këtë të shtunë
Përplasje fatale mes dy trenave në Bedford të Anglisë, humb jetën një makinist. Plagosen 89 persona të tjerë
Kryeministri Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS-së në mbledhje të zgjeruar, agjenda e plotë
Më në fund shpërblehen për sakrificat e viteve/ 3 shenja të horoskopit hyjnë në periudhën më të favorshme të vitit





