25 prill 2015 – Ju ndodh shpesh që detyroheni t’i përgjigjeni një mesazhi që ju vjen në Facebook, edhe pse nuk keni dëshirë, pasi dërguesi e sheh që ju e keni lexuar mesazhin nëpërmjet funksionit “seen” (lexuar)?

Tashmë, vjen një zgjidhje dhe për ju.

Rrjeti social “Facebook”, sjell dy aplikacione të reja që ju mund t’i injoroni mesazhet nëse jeni i zënë dhe nuk dëshironi që të pengoheni.
Mund shkarkoni programin “Facebook Unseen” për Google Chrome. Instalimi i tij bën të mundur që personi që ju shkruan, të mos shikojë nëse ju e keni lexuar apo jo atë.

Të njëjtën gjë mund të bëni edhe për Facebook-un e instaluar në celularin tuaj, për të cilin mund të shkarkoni aplikacionin “Unread”.

Ky aplikacion bën të njëjtën gjë, vetëm se nuk mund ta përdorni atë për të dërguar mesazhe, por vetëm për t’i kontrolluar ato.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/