40 vjeçari Freddie Combs ka dalur para publikut të x factor në karrocë invalidësh për shkak të problemit të tij me mbipeshën.

Ai në vitin 2009 ka peshuar 450 kg me çka edhe ka rrezikuar të vdesë, por me një regjim të rreptë diete ai ka rënë në peshë dhe në momentin peshon 250 kg.

Me të hyrë në sallë ai u paragjykua në radhë të parë nga publiku.

Me performansën e tij Freddie bëri të qajë një pjesë të të pranishme ndërsa zëri i tij i veçantë i siguroi plasman në garën e mëtutjeshme në x factor.